Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News foli edhe në lidhje me situatën e PD dhe zgjedhjes së Jorida Tabakut për të mos pranuar postin e kryetares se partisë.
Minxhozi tha se Tabaku veproi mirë, pasi nuk e mban dot atë detyrë. Ai shtoi se selitë që mbajnë të njëjtën stemë po luajnë me dy kapitenë të dështuar, të cilët nuk i çojnë dot anijet e tyre në port.
Analisti shtoi se PD-ja për të tentuar për rrëzuar Ramën nga pushteti, do duhet të zgjedhë në krye të saj një figurë të re,
“Jorida Tabaku ka bërë mirë se ka njohur vetëveten. Nuk e mban dot atë detyrë, nuk doli fare në fushatë. Nëse duan t’ia lënë Bashës atë detyrë, le t’ia lënë. Por të dyja selitë që mbajnë të njëjtën stemë, po luajnë me kapitenë të dështuar të cilët nuk i çojnë dot anijet e tyre në port.
Kjo që bën PD-ja e vogël, është luash në emër të humbjes. Luhet kush do ta marrë selinë dhe jo kush t’ia marrë pushtetin Ramës.
PD-ja ka vite që pret të tretin, jo dy humbësit. PD i duhet alternativa e tretë e cila është shtyrë skajshëm, sepse humbësit nuk duan të lëshojnë zyrat. Ata do të vazhdojnë t’i mbajnë, por të zihen për këtë, jo për të marrë pushtetin.
Pushteti e ka dikush tjetër dhe po e mban edhe mes arrestimesh, konsumit 10-vjeçar, e megjithatë ajo shton votat sa herë që votohet, si shpjegohet kjo? Nuk mund të shpjegohet me faktin që u vodhën, por me faktin që ka përballë këta dy humbësit.
PD të mos riciklojë leckat e vjetra, por të gjejnë një fytyrë të re me peshë” tha Minxhozi.r.t/abcnews.al