Është bërë e ditur se sa do të kushtojë Juventus shkarkimi i Allegrit

schedule19:29 - 6 Qershor, 2023

schedule 19:29 - 6 Qershor, 2023

Shkarkimi i trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit.

Sipas Corriere dello Sport, Juventus rrezikon të shpenzojë rreth 43 milionë euro për të shkarkuar Massimiliano Allegrin dhe stafin e tij trajner. Për momentin, e ardhmja e trajnerit mbetet e pasigurt.

Allegri ka edhe dy vite nga kontrata e tij me Juventusin.

Me vështirësitë financiare të Juventusit që do të përkeqësohen nga mungesa e paraqitjeve në Champions League sezonin e ardhshëm, është e paqartë nëse klubi mund të përballojë të shkarkojë trajnerin.

Vetë Allegri së fundmi ka konfirmuar se nuk është në bisedime për të shkëputur kontratën me “zonjën e vjetër”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!