Di Maria i jep lamtumirën “bardhezinjve” të Juventus: Po largohem me shijen e hidhur që nuk ia dola

schedule16:16 - 6 Qershor, 2023

schedule 16:16 - 6 Qershor, 2023

Pas vetëm 1 sezoni me fanellën e “bardhezinjve” të Juventus, “fantazisti” argjentinas, Angel Di Maria ka njoftuar ditën e sotme largimin e tij, paksa të shpejtë nga Torino, vetëm 2 ditë pas përfundimit të Serie A.

Argjentinasi tashmë 35-vjeçar vendosi t’u jepte “lamtumirën” tifozëve me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, teksa thekson se po largohet nga Juventus me “shijen e hidhur”, që nuk ia doli dot të ndihmonte “zonjën e vjetë” në sigurimin e një trofeu këtë sezon.

Postimi i plotë i Angel Di Maria:

Kam arritur në fund të një faze të vështirë dhe të komplikuar. Po largohem me qetësinë e dikujt që ka dhënë gjithçka. për të ndihmuar klubin të vazhdojë të fitojë tituj, por nuk ishte e mundur. Po largohem me shijen e hidhur që nuk ia dola, por me lumturinë që do të sjell me vete shumë miq nga kjo dhomë e mrekullueshme e zhveshjes, pjesë e së cilës isha.

Për të gjithë shoqëruesit e mi për dashurinë që më kanë dhënë që nga dita e parë, jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time. Një përshëndetje e madhe për të gjithë lojtarët e Juventusit për dashurinë e tyre të përditshme. Një përqafim i madh. Unë të mbaj në zemrën time. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!