Princi Harry ka mbërritur me një makinë jashtë Gjykatës së Lartë në Londër. Dhjetra ekuipazheve të fotografimit dhe kamerave kishin vetëm pak sekonda për të bërë fotografinë e tyre, ndërsa ai u fut me shpejtësi në ndërtesë.
Sipas BBC, Harry dukej i qetë dhe i relaksuar përpara dhënies së dëshmisë.
Ai ka çështje ligjore të hapura për shkak të ankesave kundër Mirror Group. Do të japë dëshmi si pjesë e betejës së tij ligjore me gazetën, të cilën ai e akuzon për mbledhje të paligjshme informacioni.
Rebeli i Pallatit Buckingham ka të ngjarë të përballet me pyetje të detajuara për informacione shumë personale që ai pretendon se janë marrë me mjete të paligjshme, një pretendim të cilin grupi i gazetave e kundërshton. Princi Harry mund të përballet me pyetje rreth historive që përfshijnë marrëdhëniet e tij, nënën e tij Diana, situatën me Meghan në pallat dhe jetën e tij./abcnews.al