Zvecani këtë të martë duket se është zgjuar i qetë, ku vetëm një grup i vogël qytetarësh lokalë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj janë mbledhur para ndërtesës së komunës.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm ka vijuar heqja e telave me gjemba që ndodheshin përreth ndërtesës së komunës, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.
Në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, më 29 maj kishte ndodhur një përleshje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë./abcnews.al