Tensionet në veri, nis takimi i Osmanit me Lajçak dhe Escobar

schedule10:14 - 6 Qershor, 2023

schedule 10:14 - 6 Qershor, 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit kanë nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Presidencë lidhur me tensionet e ditëve të fundit në veri të fundit.

Pas Osmanit, ata priten të takohen edhe me liderët opozitarë. Më pas ata pritet të udhëtojnë drejt Beogradit për të zhvilluar takim edhe me presidenin serb, Aleksandër Vuçiç. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme dy emisarët u takuan edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat që i përcollën Kurtit./abcnews.al