I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të takojnë ditën e nesërme në Beograd, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Lajmi është konfirmuar këtë të hënë nga zyra e shtypit e presidentit të Serbisë. Takimi i Lajçak dhe Escobar me Vuçiçin do të zhvillohet në orën 18:30.
Në takim do të marrin pjesë shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giofre dhe ambasadori amerikan, Christopher Hill.
Ndërkaq, sot, Lajçak dhe Escobar kanë mbërritur në Prishtinë, teksa në orën 20:00 do takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku pritet të diskutohet për tensionet në veri./abcnews.al