Shtëpia e Tina Turner do të kthehet në muze

schedule14:28 - 5 Qershor, 2023

schedule 14:28 - 5 Qershor, 2023

Pasi luftoi 4 dekada me presionin e lartë të gjakut, kancerin e zorrëve dhe iu nënshtrua një transplanti të veshkave, Tina Turner u nda nga jeta për shkaqe natyrale në moshën 83-vjeçare. Edhe pse këngëtarja legjendare nuk është më mes nesh, ajo do të jetojë përgjithmonë. Trashëgimia që la pas është muzika më e mirë e bërë ndonjëherë.

Ndërkohë, bashkëshorti i Tinës, Erwin Bach, ka në plan të shndërrojë pronën e tyre piktoreske prej 58 milionë paund në Stäfa, Zvicër, në një muze tërheqës që do të nderojë jetën e ikonës legjendare të muzikës.

Kjo pronë është vetëm gjysmë ore nga rezidenca e tyre luksoze në brigjet e qeta të liqenit të Zyrihut, ku çifti jetoi së bashku për dekadën e fundit.

Ndërsa Brownsville, qyteti ku Tina Turner kaloi pjesën më të madhe të viteve të saj të formimit, po shqyrton vendosjen e një statuje për nder të saj në Heritage Park, pranë shkollës së mesme të artistes.

Edhe pse ylli u largua nga qyteti në moshën 16-vjeçare kur gjyshja e saj vdiq, ajo mbeti një pjesë integrale e historisë së Tinës dhe tashmë është shtëpia e Muzeut Tina Turner./abcnews.al