Lojtarët e kombëtares reagojnë pas triumfit bindës

schedule13:08 - 11 Shtator, 2019

schedule 13:08 - 11 Shtator, 2019

Fitorja ndaj Islandës ishte e rëndësishme për moralin, dhe për kualifikimin. Futbollistët e kombëtares analizuan ndeshjen dhe iu përgjigjën kritikave.

Kritika mund të ketë edhe pas fitoreve, por fituesit nuk gjykohen. Nuk mund të ndodhte kështu me lojtarët e kombëtares shqiptare, pas suksesit 4-2 ndaj Islandës, që u shfaqën të qetë e të kënaqur, në zonën e intervistave në “Elbasan Arena”. Cikalleshi vlerëson shumë tri pikët.

“Nëse nuk fitonim sot shanset tona do zbeheshin shumë. Franca dihet që shtë vendi i parë. Do jetë finale me Turqinë. Atje nuk duhet të humbim. Mendoj që kemi shanset tona për kualifikim”, tha Cikalleshi.

Odise Roshi bëri një gjest pas golit të shënuar, që dha epërsinë 3-2.

“E kisha për ata njerëz që shajnë kombëtaren dhe nuk e duan. Kombëtarja është një dhe duhet ta mbështesin në ditë të mira dhe të këqija. Tifozët profesionistë dhe këta që janë në stadium besoj se e kuptojnë dhe nuk besoj ta shajnë kombëtaren”, tha Roshi.

Ja edhe Keidi Bare, një nga lojtarët më të mirë në dy ndeshje.

“Ishim në një moment të vështirë dhe me këtë fitore na ngre moralin mua, gjithë ekipit dhe besoj se bëmë një hedhje të madhe dhe shpresoj të ecim me këto ritme”, tha Bare.

Ledian Memushaj u pyet se çfarë u tha nga presidenti e trajneri në dhomën e zhveshjes.

“Asgjë. Janë gjëra që duhet të rrinë brenda dhomave të zhveshjes. Vërtetë pësuam dy gola por besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë”, tha Memushaj.

Për Berat Gjimshitin, suksesi nuk ishte thjesht për kualifikimin. Ja dhe një nga heronjtë e rinj, Klaus Gjasula, sot i lavdëruar.

“Futbolli është punë dite, një ditë është keq, një ditë ecën mirë. Një ditë të shajnë të gjithë, një ditë flasin gjithë mirë dhe të kanë qef. Prandaj duhet të besosh në veten tënde dhe të punosh”, tha Gjasula./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!