Spanja bëhet i pari shtet në Europë që i jep pushime grave gjatë ciklit menstrual

schedule09:10 - 5 Qershor, 2023

schedule 09:10 - 5 Qershor, 2023

Ligji i Spanjës për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili përfshin të drejtën e grave për pushim mjekësor menstrual, ka hyrë në fuqi.

Projektligji u miratua nga parlamenti në shkurt. Ministrja e Barazisë, Irene Montero tha në atë kohë se ishte “një ditë historike për promovimin e të drejtave të grave”. Që atëherë, disa amendamente janë miratuar për të lehtësuar aksesin ndaj abortit dhe ndryshimit të gjinisë.

Pushimi mjekësor menstrual nuk është një praktikë e zakonshme. Në Tajvan, gratë mund të qëndrojnë në shtëpi vetëm tre ditë në vit dhe më pas marrin 50 për qind të pagës së tyre. Në Korenë e Jugut, punëdhënësit duhet t’u japin grave një ditë pushim në muaj nëse ato e kërkojnë, por ligji nuk ka të drejtë pagese.

Për të ushtruar të drejtën e pushimit mjekësor menstrual, gratë në Spanjë kanë nevojë për miratimin e mjekut. Kohëzgjatja e pushimit mjekësor nuk është e kufizuar në parim. Sipas ligjit, varet nga sa gra kanë perioda të dhimbshme dhe sa ditë zgjat dhimbja. Shpenzimet e pushimit mjekësor mbulohen nga shteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!