Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

schedule12:23 - 4 Qershor, 2023

schedule 12:23 - 4 Qershor, 2023

Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka paralajmëruar të dielën kundër krijimit të aleancave ushtarake të ngjashme me NATO-n, në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se diçka e tillë mund të përballë atë zonë me “vorbull” konflikti.

Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi anijet e ushtrisë amerikane dhe asaj kineze, kanë lundruar afër njëra-tjetrës afër Ngushticës së Tajvanit.

Ky incident ka provokuar zemërim te të dyja palët, shkruan REL.

“Tentimet për të krijuar aleanca të ngjashme me NATO-n në Azi-Paqësor, janë mënyrë për t’i kidnapuar shtetet rajonale, dhe për të nxitur konflikte dhe përballje”, ka thënë Li në një konferencë të sigurisë në Singapor.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!