Moti – E mërkurë, 11 Shtator 2019

schedule08:18 - 11 Shtator, 2019

schedule 08:18 - 11 Shtator, 2019

Sipas MeteoAlb, në të gjithë territorin shqiptar vranësirat sot do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, ku më të theksuara paraqiten në zonat Qendrore-Lindore dhe pjesërisht ato Jugore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferikë të mbeten prezente deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i motit.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke u luhatur nga 11-12° C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!