RRËSHEN- Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, pranë në karburanti në Rrëshen. Ajo thotë se janë përplasur dy mjete, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe tre fëmijë.
Në aksident janë përfshirë një “Audi” drejtuesi i të cilës po lëvizte me gruan dhe tre fëmijët e tij dhe një mjet “BMW”, brenda së cilës ishin dy shtetase nga Kosova.
“Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit/n.m abcnews.al