Përplasja e trenave në Indi/ Shkon në 70 numri i viktimave, mbi 350 të plagosur, dhjetëra mbeten nën vagonë

schedule21:39 - 2 Qershor, 2023

schedule 21:39 - 2 Qershor, 2023

Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi. Mediat raportojnë se dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në qytetin Balasore në shtetin Odisha, sipas një deklarate nga kryesekretari i shtetit Pradeep Jena.

Zyrtarët thanë se njëri nga trenat e pasagjerëve doli nga shinat pranë Balesëar duke rënë në shinat e kundërta. Disa vagonë u goditën nga një ekspres i shpejtë që ishte në vijën e poshtme. Më pas disa nga vagonët e dalë nga shinat nga përplasja e parë u goditën nga vagonët e një treni mallrash.

Dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar nën vagonët e dalë nga shinat, por errësira po pengon operacionet e shpëtimit. Më shumë se 100 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit dhe janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Rreth 60 ambulanca janë mobilizuar për të dërguar të plagosurit në spitale.

/abcnews.al