Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga qelia. Gjykata e Elbasanit vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, ta vuajë në shtëpi dhe jo në qelinë e burgut të Kosovës në Lushje.
Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Matilda Fetau, ish-ministri do të qendroje ne arrest shtepiak për 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë, që i kanë mbetur nga dënimi.
Avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se ish-ministri plotëson 5 kushtet për dënimin alternativ. Ndër të tjera, sipas avokatit, bashkëshortja e Tahirit është e sëmurë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët.
Gjatë periudhës së arrestit shtepiak Tahiri do te lejohet të largohet nga banesa per nevoja te posacme.
Tahiri ishte dënuar me 3vite e 4 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pasi me mos veprime lejoi kultivimin dhe trafikim e kanabisit gjatë kohes qe mbante postin e ministërit te Brendshëm.
Tahiri u vu nën hetim vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë./ abcnews.al