Zjarret në Kanada dogjën më shumë se 27 milionë hektarë në 2023

schedule09:34 - 2 Qershor, 2023

schedule 09:34 - 2 Qershor, 2023

Më shumë se 27 milionë hektarë u dogjën në Kanada në vitin 2023, pasi më shumë se 200 zjarre aktive përfshinë vendin. Pas Kanadasë perëndimore dhe provincave Alberta dhe Saskatchewan në fillim të majit, ishte radha e rajoneve lindore dhe provincës së Nova Scotia të përfshiheshin nga “zjarre të paprecedentë.”

Qeveria dërgoi ushtrinë në Nova Scotia sot për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

“Kushtet e motit në këtë periudhë kohe janë absolutisht të paprecedentë dhe janë padyshim një arsye për tu shqetësuar,” thanë autoritetet.

Përhapja e një vale të nxehtit dhe erërave të forta në lindje mund të shkaktojnë  shumë problem, sipas zjarrfikësve. Në Nova Scotia, në qendër të të gjitha shqetësimeve të ditëve të fundit, 16 fronte zjarri mbetën aktive sot.

Megjithatë, një zjarr tjetër pranë liqenit Barrington është jashtë kontrollit pasi dogji 200,000 hektarë. Ky është zjarri më i madh i regjistruar në provincë. Më shumë se 2,000 njerëz u urdhëruan të evakuoheshin nga zona në fillim të kësaj jave pas përhapjes së zjarreve.

Tymi nga zjarret që kanë shpërthyer në të gjithë vendin prej tre ditësh ka mbërritur në brigjet e Atlantikut të SHBA-së, duke shkaktuar një rritje të ndotjes së ajrit në  Nju Xhersi dhe zona të Pensilvanisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!