Plazh apo mal, keni plane për fundjavën? Zbuloni si do të jetë moti

schedule09:27 - 2 Qershor, 2023

schedule 09:27 - 2 Qershor, 2023

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave por pa prani të reshjeve.

Meterologia Lajda Porja, shprehet se zonat malore do të jenë nën masa të paqëndrueshme të motit, ku rrebeshet dhe reshjet e shiut do të jenë prezente herë pas here.

“Fundjava do të sjellë përmirësime të dukshme të motit, në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta sidomos gjatë vijës bregdetare ku dhe pse do të ketë vranësira nuk do të kemi reshje. Sa i përket zonave malore do të vijojnë të jenë në masa ajrore të paqëndrueshme, ku paraditja do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve ndërsa pasditja do të sjellë shira dhe rrebeshe të herpashershme”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo shprehet se edhe temperaturat do të vijojnë që të kenë një rritje të lehtë, ku nga 28 që pritet të jenë këtë të premte, në fundjave termometri do të shënojë 29 gradë celsius..

Rajoni do të jetë gjithashtu nën masa ajrore të paqëndrueshme atmosferike ku mesdita dhe pasditja do të sjellin shira me intervale të shkurtra kohore. /abcnews.al