Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kishiniau të Moldavisë.
Lajmin e ka konfirmuar Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili ka publikuar në rrjetet sociale, foto nga takimi, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ndërkaq, Borrell ka theksuar edhe 3 kushtet për Kosovën dhe Serbinë, në lidhje me tensionet në Veri.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje si edhe themelimi i asociacionit janë tre kushtet e parashtruara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e situatës në veri”, shkroi Borrell në Twitter.
We have 3 clear requests:
– new local elections now
– ensuring the participation of Kosovo Serbs
– start the work to establish the Association of Serbian Majority Municipalities w/in EU-facilitated DialogueFailure to do so, will have serious consequences for our relations. pic.twitter.com/xT4n0oPymK
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
Tensionet në veri të Kosovës u rritën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues./abcnews.al