Meta pas takimit me Ruçin: Cilësia është më e rëndësishme se sasia në demokraci

schedule08:33 - 10 Shtator, 2019

schedule 08:33 - 10 Shtator, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagoi në rrjetet sociale në lidhje me takimin që pati me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pas dëshmisë që dha tek komisioni hetimor parlamentar.

Meta shprehet se sëbashku me Ruçin kanë rëndë dakord se cilat kanë qenë dy opozitat parlamentare më cilësore në gjithë historinë e tranzicionit shqiptar.

Në postimin e shoqëruar me një foto ku ai shfaqet sëbashku me kryeministrin Rama dhe Gramoz Ruçin, kreu i shtetit thotë se cilësia është më e rëndësishme se sasia për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Meta në Facebook.

/abcnews.al