Kjo është ngjyra e syve më e rrallë në të gjithë botën!

schedule12:57 - 1 Qershor, 2023

schedule 12:57 - 1 Qershor, 2023

A e dini cila është ngjyra e syve më e zakonshme në botë?

Një infografik i bazuar në të dhënat nga Atlasi Botëror zbulon se shumica e njerëzve (70-80 përqind) kanë sy kafe.

Më pas është bluja me 8-10 për qind, pastaj ngjyra lajthie me 5 për qind, ngjyra e qelibarit (e verdhë) me të njëjtën përqindje, më pas grija me 3 për qind dhe në fund, më e rralla është jeshile me 2 për qind.

Sipas Indeksit, për sa i përket përfaqësimit, kafeja e errët është më e zakonshme në Afrikë dhe Azinë Juglindore, kafe e çelur është më e zakonshme në Evropë, Azinë Perëndimore dhe Amerikën Veriore dhe Jugore.

E gjelbra, ngjyra më e rrallë e syve, është më e përhapur në Evropën Qendrore, Perëndimore dhe Veriore.