VIDEO/ Mourinho nuk i ndahet arbitrave, fyen gjyqtarin në parking pas finales

schedule09:35 - 1 Qershor, 2023

schedule 09:35 - 1 Qershor, 2023

Humbja e parë finale në Europë e ka lënduar atë dhe Jose Mourinho u shfry me zemërim dhe me zhgënjim të madh pas ndeshjes në Budapest. Trajneri i Romës u takua me ekipin e arbitrave në parkingun nëntokësor të “Puskas Arena” dhe sulmoi verbalisht gjyqtarin Taylor, kryesisht fajtor për mosdhënien e penalltisë për kryeqytetasit italian për një prekje me dorë nga një lojtar i Sevilla.

Mourinho përdori fjalë të ashpra ndaj gjyqtarit britanik, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për zyrtarët e ndeshjes, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet nga UEFA./ h.ll/abcnews.al