Ndërtimet pa leje për strehim social/ Qeveria miraton projektligji, ndërtimet e konfiskuara për interes publik

schedule23:49 - 31 Maj, 2023

schedule 23:49 - 31 Maj, 2023

Të gjitha objektet e ndërtuara pa leje të konfiskuara nga shtetit do të përdoren për strehim social dhe interes publik.Qeveria ka miratuar projektligjin ku përcaktohet se si do të veprohet në rast të kalimit nga privati në shtet të godinave që janë konstatuar në shkelje të lejeve.

Autoritetet do të bëjnë një vlerësim paraprak dhe një rivlerësim të gjendjes së këtyre godinave të konfiskuara para se të përdoren për interes publik Ky ligj ka si qëllim rregullimin dhe zbutjen e pasojave sociale, të shkaktuara nga ndërtimet për qëllim fitimi.

Në draft është përcaktuar se do të ngrihet një regjistër i veçante ku do të hidhen të gjitha të dhënat e këtyre objekteve si dhe vlera e tyre. Është përcaktuar qartë edhe mënyra për kalimin e objekteve të konfiskuara, me anë të kontratës premtim shitjeje në favor të shtetit e cila do të realizohet me anë të kontratës premtim shitjeje me vlerë 1 euro.

Procesi do të menaxhohet nga Agjencisë Shtetërore e Kadastrës pranë së cilës do krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara I cili do të ketë 9 anëtarë të cilët do vendosin për përdorimin e këtyre godinave nga ministritë përkatëse në varësi të nevojave.

Aksioni për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje ka nisur vitin e kaluar dhe mësohet se deri më tani janë identifikuar rreth 25 objekte që janë ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!