Dështon për të disatën herë çelja e procesit gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda për grupin e Habilajve. Shkak për shtyrjen është bërë sërish mos marrja dijeni e 7 të pandehurve që janë në Itali.
Ndërkohë Sabaudin Çela, që ka thyer masën e arrestit në shtëpi, dhënë nga Gjykata e Catania-s është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Treshja e organit të akuzës i ka relatuar gjykatës, se ka komunikuar me gjyqtarin dhe prokurorin italian, për të informuar të pandehurit mbi nisjen e procesit në Shqipëri.
Përgjigja për letërporositë e dërguara, pritet që të sillet pas dy javësh, për shkak të pushimeve verore. Seanca për Armand Koçerrin, u zhvillua pa praninë e medias, me kërkesë të këtij të fundit për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të fëmijëve të tij të mitur./ABC News Albania 24/7