Lihet i lirë aktivisti

schedule13:28 - 9 Shtator, 2019

schedule 13:28 - 9 Shtator, 2019

Është lënë i lirë aktivisti demokrat Joshua Wong, një nga zërat më të rëndësishëm të protestave pro demokracisë në Hong Kong. Ai është nisur për në Gjermani nga ku do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të qëndrojë deri në fund të muajit Shtator.

Aktivisti demokrat i Hong Kong Joshua Wong është lënë i lirë pas një periudhe qëndrimi në qeli si pasojë e një gabimi mbi kushtet e lirisë së tij me kusht. Lajmi u konfirmua nga partia e tij, Demosisto.

“Joshua Wang është drejtuar për në Gjermani dhe më pas do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” deklaroi zëdhënësi i partisë duke shtuar se ai do të qëndrojë jashtë vendit deri në fund të muajit Shtator.

22-vjeçari është një nga mbështetësit më të rëndësishëm, të demokracisë në vend i arrestuar në fund të muajit të kaluar gjatë manifestimeve që vijojnë prej muajsh. Ëang akuzohej se nxiste të tjerët që të merrnin pjesë në manifestime të pa autorizuara dhe më pas u lirua me kusht.

Një ditë më parë, ai deklaroi se ishte arrestuar në aeroportin e Hong Kong me akuzën se kishte shkelur rregullat e lirisë me kusht pasi ishte kthyer nga Tajvani dhe po përpiqej të shkonte në Gjermani.

22-vjeçari u la i lirë nga gjykata të hënën pasi u vendos se ishte kryer një gabim në procedura dhe se rregullat e lirisë me kusht e lejonin atë të udhëtonte kudo që kishte planifikuar para arrestimit  të tij.

Wong nisi karrierën e tij si aktivist që në moshën 12-vjeçare dhe më pas u kthye në një nga zërat më të lartë të protestave demokratike të lëvizjes së çadrave në vitin 2014. Ai është arrestuar dhe më parë për përfshirje në protesta./ABC News Albania 24/7