Fluks në portin e Vlorës këtë fillim jave

schedule12:43 - 9 Shtator, 2019

schedule 12:43 - 9 Shtator, 2019

Në portin e Vlorës është regjistruar fluks udhëtarësh që largohen. Emigrantët pasi përfunduan pushimet në atdhe po kthehen në vendet e tyre të punës. Ky fluks parashikohet të zgjasë deri në mesin e muajit Shtator.

Pasi shfrytëzuan temperaturat e larta dhe ditët e para të Shtatorit me diell për të pushuar kanë nisur të largohen. Këtë fillim jave në portin e Vlorës ka patur një fluks të emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës. Orët e fundit kanë dalë rreth 600 persona me 200 automjete.

Festim Skendaj, shefi i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës thotë se gjatë fundjavave punohet me dy tragete. Për sa i përket hyrjeve të muajit që lamë pas  Skendaj deklaron se Gushti ka regjistruar shifra që shkonin deri në 1000-1200 persona në ditë.

Përveç shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali apo vendet e tjera të BE-së nga porti i Vlorës gjatë sezonit të verës kanë hyre edhe turistë të shumtë nga Anglia, Polonia apo Italia.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!