Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të situatës së krijuar në Veri të Kosovës këtë të martë është takuar me ambasadorët e vendeve të Quint-it.
Pas takimit, kreu i shtetit serb është shprehur se ka vënë në dukje para përfaqësuesve ndërkombëtar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat të çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.
“Diskutova për ngjarjet aktuale në veri të Kosovës me ambasadorët e vendeve të Quint dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryebashkiakëve të rremë dhe anëtarëve të të ashtuquajturve i forcave speciale të policisë së Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, shkruan Vuçiç në një postim në rrjetin social Instagram./abcnews.al