Të paktën 9 persona, 4 prej tyre të mitur mbetën të plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri në një plazh të Floridas. Ngjarja ndodhi në një resort bregdetar të Hollivudit, gjatë festimeve në plazh për Ditën e Përkujtimit.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri momental mes dy grupesh në plazh. Autoritetet kanë arrestuar një person dhe një i dyshuar i dytë është në kërkim.
Hollywood Beach është një destinacion popullor i vendosur rreth 15 kilometra nga Fort Lauderdale dhe 30 km nga Miami.
/abcnews.al