Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania e ashpër: Sulmet në veri të papranueshme, palët të angazhohen në bisedime

schedule09:20 - 30 Maj, 2023

schedule 09:20 - 30 Maj, 2023

Gjermania ka dënuar sulmet e dhunshme në veri të Kosovës , ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe NATO-s.

“Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve”.

Përmes një deklarate, Gjermania u uron shërim të shpejtë 30 ushtarëve të KFOR, të cilët u lënduan gjatë përplasjeve të hënën.

“Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Po ashtu bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet.De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë.

Gjermania thotë se e mbështet plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!