Dy persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”.
Sipas informacioneve të policisë, mësohet se në pranga u vu një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.
I riu, më 26 maj, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë.
Në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ai ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.
Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe një 24-vjeçar, i cili nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e autorit.
Gjithashtu, u bë edhe shpallja në kërkim e një tjetër personi, i cili ka lidhje shoqërore me 23-vjeçarin e arrestuar për vrasje në tentativë./abcnews.al