Në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe në qendrën e votimit në kryeqytetin Ankara ka ndodhurnjë propozim i pazakontë.
Mehmet Emin Özbey, para qendrës së votimit në një shkollë lokale, i propozoi vajzës Gizem Essin duke i treguar asaj një fletë votimi të improvizuar me një foto të tyre së bashku dhe duke e pyetur nëse e pranonte propozimin për martesë.
Vajza dukshëm e habitur, por edhe e gëzuar pa masë, i ka vënë fletës një vulë me shenjën “po” me një foto të përbashkët dhe më pas e ka futur në “kutinë e votimit”.
Pas kësaj, Ozbey u gjunjëzua dhe i dhuroi vajzës një unazë, e cila u shoqërua me duartrokitje dhe i uroi lumturi në jetën e ardhshme.
Në një prononcim për gazetarët, vajza u shpreh e surprizuar dhe se nuk e priste një propozim të tillë./abcnews.al