Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në Veri të Kosovës. Bernabiç në reagimin e saj ka theksuar se situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë.
“Reagimi i KFOR=it ishte i vonuar, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës, e jo, mbrojtja e uzurpatorëve”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera sipas mediave serbe Bërnabiç është shprehur se ruatja e paqes është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë.
Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”./abcnews.al