34 vjeçarja i vjedh 75,000 paund çiftit të moshuar

schedule12:36 - 29 Maj, 2023

schedule 12:36 - 29 Maj, 2023

Një 34-vjeçare e cila kujdesej për një çift të moshuar, i ka vjedhur më shumë se 75,000 paund nga llogaria e tyre bankare. Këto para ajo i ka përdorur në lojërat e fatit, për të blerë drogë dhe për t’u ushqyer.

Rebecca Fidler, 34 vjeç, ishte punësuar për të ndihmuar çiftin në Carlisle, Cumbria për shkak të moshës së thyer. Çifti i besoi asaj kartën bankare për të tërhequr pensionin e tyre, por ajo ia harxhoi të gjitha kursimet e jetës.

Bill Gass, një veteran i Marinës Mbretërore i cili shërbeu në flotën e Princit Philip në Luftën e Dytë Botërore, dhe gruaja e tij Annie thanë se nuk kishin asnjë ide se çfarë po bënte Fidler. Gass fatkeqësisht vdiq dhjetorin e kaluar përpara se Fidler të dilte para drejtësisë.

“Ajo mendoi se do të shpëtonte. Ne i besuam asaj. Policia erdhi dhe na tregoi se shumë nga paratë tuaja janë tërhequr nga banka,” tha Annie për Daily Mail:

Ajo ishte duke u kujdesur mirë për ne dhe nuk e kuptuam që po na mashtronte që prej fillimit. Ajo kujdesej për çiftin e moshuar duke i ndihmuar në pastrim, blerje ushqimesh dhe gatim, si dhe duke tërhequr pensionin për ta.

Një hetues mashtrimi raportoi në policinë e Cumbria se shuma të mëdha parash ishin transferuar nga llogaria e të moshuarve në një llogari tjetër që i përkiste Fidler.

Çifti u tronditën kur zbuluan se i kishin mbetur vetëm rreth 2000 £. Banka ku çifti kishte hapur llogarinë e ka rimbursuar zonjën Gass me 40,000 £.

/abcnews.al