Në kuadër të turit të falenderimeve për fitoren historike të “14 Maj”, kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Gjirokastër.
Kryeministri ishte duke inspektuar punimet në sheshin e Çerçizit, kur u “përball” me disa turistë të huaj të cilët janë shtangur në momentin e kanë parë Ramën, duke e pyetur nëse ishte vërtetë ai.
Përgjigja e kryeministrit ishte epike, duke i thënë se ai nuk është një atraksion turistik.
Biseda:
Turistja: Jeni ju zoti Rama?
Edi Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik.
Turistja: Njerëzit kanë dëshirë tju njohin. r.t/abcnews.al