Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi, liderët botërorë i dërgojnë urimet e tyre

schedule19:35 - 28 Maj, 2023

schedule 19:35 - 28 Maj, 2023

Në Turqi kanë mbetur më pak 2% e votave për t’u numëruar.  Recep Tayip Erdogan ka siguruar mandatin e tretë pasi kryeson me mbi 52% përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu me 47.88%.

Liderat botëror tashmë i kanë dërguar urimet e tyre Erdoganit për fitoren e mandatit të tretë.

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka uruar Erdoganin dhe popullin turk për “fitoren e tyre në zgjedhje”.

Urimet e tij i ka dërguar edhe kryeministri libian Abdul Hamid Dbeibeh. Dbeibeh tha se “fitorja zgjedhore” e Erdoganit ishte një ripërtëritje e besimit të popullit turk në projektet dhe politikat e suksesshme të presidentit. Qeveria e Unitetit Kombëtar me bazë në Tripoli e Dbeibeh mbështetet nga Turqia kundër një qeverie rivale me bazë lindore.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Erdoganin “për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje”.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Erdoganin, duke i thënë “suksese për mandatin e ri”.

“Vëllai im i dashur, Recep Tayyip Erdogan, urime për fitoren tuaj”, shkroi ai në Twitter.

/abcnews.al