Turqi/ Edhe të sëmurët e personat me aftësi të kufizuara votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

schedule14:47 - 28 Maj, 2023

schedule 14:47 - 28 Maj, 2023

Punonjësit e Bordit Zgjedhor në qytetin Adıyaman në Turqi dërguan kutitë e votimit në shtëpitë e qytetarëve në lagjet Bahçelievler dhe İmamağa të cilët nuk mund të shkonin për të votuar për shkak se ishin të sëmurë ose me aftësi të kufizuara.

Punonjësit dërguan kutinë e votimit në shtëpinë e çiftit Erdil dhe Sümeyye Şahin si dhe dhanë informacion lidhur me procesin e votimit. 18 vjeçarja Sümeyye Şahin falënderoi punonjësit të cilët erdhën deri në shtëpinë e saj.

Ndërsa 90-vjeçari Osman Erdil bëri të ditur se nuk ka mundur të shkojë për të votuar dhe falënderoi ekipet që sollën kutinë pranë tij.

/abcnews.al