Shekulli i një mendjeje të bukur, Henry Kissinger mbush 100 vjeç

schedule14:40 - 27 Maj, 2023

schedule 14:40 - 27 Maj, 2023

Henry Kissinger, një prej politikanëve amerikanë dhe studiuesve më me ndikim në botën moderne, feston me 27 maj, 100-vjetorin. Ai, jo vetëm që ka mbijetuar ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, kundërshtarët apo studentët, por ka qëndruar përgjithmonë aktiv edhe në të 90-at e tij. Që nga viti 2020 kissinger përfundoi dy libra teksa ka filluar punën për të përmbyllur një të tretë.

Për shumë kissinger është vlerësuar si një njëri i kthjellët, i shkëlqyer, vizionar, me vështrimin e përqendruar gjithmonë te e tashmja, por aq më tepër te e ardhmja. Për mbështetësit, Henry Kissinger është me të vërtetë një gjeni diplomatik që vazhdon të zotërojë politikën si askush tjetër.
Mirëpo ndaj 100-vjecarit shpesh herë ka pasur edhe etiketime që mund të cilësohen edhe teporë të ashpra, sic mund të jetë ai i kreiminelit të luftës.

Kissinger ishte një refugjat hebre që u largua nga Gjermania naziste me familjen e tij në vitin 1938. Ata u zhvendosën në shtetet e bashkuara të amerikës.
Tridhjetë vjet më vonë, ai ishte në ballë të politikës së jashtme amerikane, fillimisht si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe më pas si sekretar i shtetit i dy presidentëve, Richard Nixon dhe Gerald Ford.
Në katër vitet e tij si Sekretar i Shtetit, Kissinger kontribuoi në përfundimin e Luftës së Vietnamit, duke nxitur asokohë një tension me Bashkimin Sovjetik.
Ai ndihmoi në përfundimin e luftës më të diskutueshme të Amerikës, ndarjen e Kinës nga Rusia dhe rishikimin e kufijve të disa shteteve kombëtare.

Librat e tij, voluminoz dhe të pasur me kërkime dhe argumente të kujdesshme, vazhdojnë të jenë në listën e bestsellerëve ku tërheqin vëmendjen e liderëve dhe mendimtarëve në mbarë botën.
Ai gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit.

Pas një vizite në Pallatin e Versajës jashtë Parisit në vitet 1970, gazetarët e pyetën Henry Kissinger se si ishte në Sallën madhështore të Pasqyrave ai u përgjigj në mënyrë karakteristike:
“Ishte e mrekullueshme pasi isha i rrethuar nga gjeniu”. Në vitin 1973, ai mori Çmimin Nobel për Paqen. Henry Kissinger mbetet një nga studiuesit më të njohur për çështjet globale dhe sigurinë në botë.