DeSantis ia kalon Biden, mbledh 8 milionë dollarë në 24 orë pasi shpalli kandidaturën

schedule14:18 - 27 Maj, 2023

schedule 14:18 - 27 Maj, 2023

Problemet e platformës Twitter nuk e ndaluan Ron DeSantis të mbledhë para për fushatën e tij të zgjedhjeve presidenciale 2024.

Donatorët dhuruan miliona dollarë për guvernatorin e Floridës, i cili mblodhi 8.2 milionë dollarë në vetëm 24 orë. Pothuajse pas shpalljes së kandidaturës së tij ai mblodhi një milionë dollarë në një orë.

Shifra, duke përfshirë kontributet në internet dhe paratë nga donatorët kryesorë, ia kalon shumës së 6.3 milionë dollarë të mbledhura nga Joe Biden në ditën e parë të kandidaturës së tij në 2019. /abcnews.al