Finalja e madhe e Champions League do të luhet më datë 10 qershor në Stamboll, dhe Mario Balotelli nuk mund të ndajë mendjen dhe zemrën se për cilin ekip do të bëjë tifo atë mbrëmje magjike.
Sulmuesi italian ka folur për “Gazzetta dello Sport” në lidhje me këtë supersfidë, ku dy ish-skuadrat e tij do të përballen në natën magjike të yjeve të futbollit.
“Kam marrë shumë ftesa për finalen e Stambollit dhe jam shumë i pavendosur. Mendoj të ulem në mes të stadiumit për të evituar çdo keqkuptim. Zemra ime është e ndarë përgjysmë dhe është më mirë të mos them asgjë tjetër.
Truri më thotë që të fitojnë të dyja, por kjo nuk është e mundur. Interi padyshim është në formë të mirë dhe kanë lojtarë që bëjnë diferencën si Dzeko që është shoku im apo edhe Lukaku me Lautaro, që shënoi një gol fantastik ndaj Fiorentinës në finalen e Kupës së Italisë”, është shprehur Balotelli./h.ll/abcnews.al