Lufta në Ukrainë/ Sulmi me raketa në spital, shkon në 2 numri i viktimave, 30 të plagosur

schedule15:15 - 26 Maj, 2023

schedule 15:15 - 26 Maj, 2023

Ka shkuar në 2 numri i viktimave ndërsa 30 kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa në një spital të Dnipro, Ukrainë. Nga 30 të plagosurit, 21 prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas një deklaratë të guvernatorit rajonal.

Sipas informacioneve, mes të plagosurve janë edhe 2 fëmijë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin dhe tha se autoritetet po punonin për të shpëtuar njerëzit e mbetur në spital.

Ai tha se të gjitha autoritetet e nevojshme janë përfshirë në misionin e shpëtimit. Më herët, guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se qyteti u sulmua të enjten mbrëma.

“Ishte një natë shumë e vështirë. Ishte e zhurmshme, armiku nisi një sulm masiv në rajon me raketa dhe dronë. Dnipro ka vuajtur”, tha  Lysak.

Ai më vonë konfirmoi se dy fëmijët e plagosur ishin djem të moshës tre dhe gjashtë vjeç. Zelensky postoi një video të ndërtesës së dëmtuar të klinikës që tregonte zjarrfikësit në vendngjarje dhe tymin që dilte nga ndërtesa.

Autoritetet ukrainase deklaruan se kanë rrëzuar 17 raketa dhe 31 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës. Disa dronë dhe raketa goditën objektivat në Dnipro dhe qytetin lindor të Kharkiv, duke përfshirë një depo nafte.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit, duke synuar objektet e saj të infrastrukturës përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.

Ukraina raportohet se goditi dy rajone në jug të Rusisë me një raketë dhe një dron të enjten, por Rusia tha se raketa u rrëzua nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore.

Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë banimi dhe zyre në qytetin jugor të Rusisë, Krasnodar, edhe pse nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë. Mediat ruse kanë thënë se ishte një sulm me dron.

/abcnews.al