Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tension në veri të Kosovës. Të shtëna armësh në Zveçan, digjen makina të policisë

schedule14:11 - 26 Maj, 2023

schedule 14:11 - 26 Maj, 2023

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Zveçan ndërsa janë djegur edhe makina të policisë. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët para objektit të Komunës së Zveçanit. Më herët, policia njoftoi se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.

Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviçit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten. Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës. Zgjedhjet në veri u bojkotuan nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetarët paraprakë nga kjo parti, dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!