Me “top 5” ligat e Evropës vetëm 1 javë larg mbylljes së sezonit, “gjigandët” e “kontinentit të vjetër” kanë nisur të bëjnë planet e para për lojtarët që kanë në mendje për të nënshkruar gjatë merkatos së verës.
Lajmi i radhës vjen nga Gjermania, ku sipas raportimeve të mediave, “djajtë e kuq” të Manchester United kanë shfaqur interesim të vazhdueshëm për “tulipanin” e krahut të djathtë të fushës, Jeremie Frimpong, me 22-vjeçarin hollandez, që pëlqehet shumë nga tekniku Erik ten Hag.
Në bazë të raportimeve nga mediat gjermane, “djajtë” e Manchester pritet t’i ofrojnë në ditët në vazhdim “aspirinave” të Leverkusen, plot 50 milionë euro për “tulipanin” e talentuar. Ndërkaq, duket se gjermanët janë bërë gati për largimin e Frimpong, teksa kanë nënshkruar me 20-vjeçarin e talentuar brazilian Arthur, lojtar të cilin e siguruan nga skuadra braziliane, America Miniero. /i.m /abcnews.al