Deputetet kane miratuar sot ne Kuvend dyfishimin e pages se tyre. Sipas projektligjit, nga 157 mije leke qe paguhen aktualisht, deputet do te marrin mbi 310 mije leke. Ministrat nga 174 mije lekëdo te paguhen 318 mije leke. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot. Nderkaq, paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.
Paga e deputetëve 156 770 lekë 310 250 lekë
Paga e ministrave 174 760 lekë 318 750 lekë
Paga e Kryeministrit 228 000 lekë 393.125 lekë
Paga e Kryetarit të Kuvendit 228 000 lekë 393.125 lekë
Paga e Zv. Kryeministrit 187 610 lekë 318 750 lekë
Paga e Zv. Kryetarit të Kuvendit 187 610 lekë 318 750 lekë
Por cilat jane kategorite e tjera qe do perfitojne?
Specialistët më të ulët që punojnë në administratën qendrore do të kenë një rritje nga 49 mijë lekë në 81 mijë lekë. Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë, ndersa pedagoget do kene rritje me 20%. Infermierët do të kapin një rroge prej 87 mijë lekësh. Rritje e pagave po ashtu u njoftua edhe per zjarrefikesit, te cilat do te paguhen 80 mije leke nga 60 mije leke qe pagueshin me pare.
Ne prezantimin e reformen ministrja Ibrahimaj tha se Shqipëria e përballon këtë reformë në këtë moment dhe sqaron se efekti financiar do të jetë 39 miliardë lekë.
Rritja e pagave do te shtrihet në dy vite, ku synim është rritja e pagës mesatare në 900 euro në muaj./abcnews.al