Aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se morën tre qengja nga pasuria e mbretit Charles në Norfolk. Imazhet e publikuara nga Animal Rising tregojnë tre gra, të veshura me bluza rozë me logon e organizatës, duke ecur nëpër një fushë plot me dele dhe duke ngarkuar qengja në një automjet.
Animal Rising tha se gratë i morën tre qengjat nga Appleton Farm rreth orës 20:00 të mërkurën. Organizata pretendoi se qengjat ishin të destinuar për therje. Këto tre gra u arrestuan dhe u dërguan në stacionin e policisë në Berkshire duke mbajtur në duar një pankartë ku shkruhej, “kam shpëtuar qengjat e mbretit” dhe “ne i duam kafshët”.
23-vjeçarja Sarah Foy, një nga femrat që mori pjesë në këtë aksion tha se “si të gjithë, edhe kafshët duan të jetojnë të sigurta, pa u shfrytëzuar. Fatkeqësisht kjo nuk ndodh këtu, në Sandringham, apo askund. Kafshët janë të destinuara për therje. Pikërisht për këtë arsye ne shpëtuam sot tre qengja të bukur që tani do ta jetojnë jetën e tyre në maksimum.
Policia ka konfirmuar se tre gra të moshës 20-30 vjeç kanë shkuar vullnetarisht në një komisariat në Slough dhe janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
Një zëdhënës i policisë së Norfolk tha se “policia e Norfolk po heton raportet për vjedhjen e tre qengjave nga një fermë në West Newton, Norfolk. “Tri gra, të moshës 20-30 vjeç, frekuentuan vullnetarisht një komisariat në Slough dhe u arrestuan nën dyshimin për vjedhje. Ato mbeten në paraburgim”, shtoi ai.