Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova po e dëshmon me rezultate konkrete avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Deklaratën, Osmani e dha pas takimit në Prishtinë me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi.
Osmani tha se Kosova ka përafruar politikën e jashtme me BE-në dhe po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Ndërsa, komisioneri Oliver Verhelyi u shpreh se Kosova është e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në, por duhet përshpejtim më i madh i reformave.
Verhelyi përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksin e dakorduar në Ohër.