Manchester United do të përballet sot në mbrëmje ndaj Chel;sea në ndeshjen e tyre të parafundit të sezonit të Premier League dhe “djajve të kuq” u duhet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
United mposhti Bournemouth me rezultatin 1-0 për t’u afruar një centimetër më shumë me futbollin evropian. Nga ana tjetër, Chelsea u mposht me shfirat minimale 1-0 nga Mancehster City dhe kështu Lampard ka regjistruar humbjen e shtatë në nëntë ndeshje në krye të bluve.
Manchester United do të përpiqet të marrë me patjetër minimalisht një pikë në këtë sfidë, edhe pse ata favorizohen nga efekti fushë, ku pritet një “Old Trafford” i mbushur plot.
Ten Hag pritet të startojë sot me De Gea në portë, ndërsa Shaw, Lindelof, Varane dhe Wan Bissaka priten të startojnë në mbrojtje.
Eiksen, Casemiro dhe Bruno Fernandes preferohen të startojnë nga minuta e parë, ndërsa Rashford, Martial dhe Antony do të jenë treshja e sulmit.
Nga ana tjetër, Lampard pritet të startojë me Kepa në portë, Thiago Silva, Fofana dhe Chabolah në mbrojtje. Mesfusha mendohet të përbëhet nga Hall, Fernandez, Gallagher dhe Azpilicueta, ndërsa treshja e sulmit me Madueke, Havertz dhe Sterling.
Sigurisht që vemendja është te një betejë kokë më kokë mes Casemiro dhe Enzo Fernandez. Dy lojtarët janë në një formë shumë të mirë me klubet e tyre të rinj dhe sfida pritet të jetë e fortë në mesfushë. Casemiro ka shënuar deri më tani tre gola dhe ka asistuar gjithashtu 3 herë në 26 ndeshje. 1030 pasa kanë qenë të kompletuara për brazilianin dhe 43 ndërhyrje të sakta. Gjithashtu Casemiro është edhe një gjuajtës i mirë, ku ka tentuar 24 herë portën.
Nga ana tjetër, argjentinasi i Chelsea ende nuk ka shënuar golin e parë me fanellën e Chelsea, por ka asistuar 2 herë në 16 ndeshje të luajtura. 1089 pasime kanë qenë të kompletuara dhe 24 ndërhyrje të sakta. Enzo Fernandez e ka tentuar portën vetëm 11 herë./h.ll/abcnews.al