Në bllokun e shënimeve të Real Madrid, duket se Mbappe është lakuar si një operacion me kosto zero. Siç ka detajuar tashmë “AS”, francezi është një futbollist që shfaqet në rubrikën prioritare, por nuk është i gatshëm të bëjë çmenduri. Peisazhi nuk ka ndryshuar. MBappe po, por pa shpenzuar asnjë euro. Formula është e thjeshtë, duhet pritur deri në vitin 2024.
Kontrata e sulmuesit francez me PSG është 2+1, njës shtesë se Mbappe duket se nuk është i gatshëm ta kryejë, siç raportoi ditën e djeshme “L’Equipe”. Ylli i PSG-së nuk ka ndërmen të aktivizojë rinovimin automatik, një fakt që do ta vendoste atë si lojtar të lirë në pak më shumë se një vit.
Më 1 janar 2024, Mbappe do të ketë liri të plotë për të negociuar një kontratë të re me ekipin e zjgedhur prej tij. Një situatë që Real Madrid e njeh mirë dhe që do ta përballonte në këtë rast. Real Madrid nuk po mendon të vendosë milionat mbi tryezë, siç ndodhi verën e shkuar me 180 milionë euro.
Edhe pse Mbappe i la “thatë” në momentin e fundit, duket se Florentino Perez nuk ia ka mbyllë kurrë derën francezit, përkundrazi, e pret me krah hapur, por pa shpenzuar milionat për kartonin e tij./h.ll/abcnews.al