Sulmet mbi anijen ruse në brigjet e Turqisë/ Ekspertët: Pritet të rriten rastet e luftës hibride

schedule20:59 - 24 Maj, 2023

schedule 20:59 - 24 Maj, 2023

TIRANË- Një anije ruse është goditur me dron në brigjet e Turqisë, përkatësisht në dalje të Bosforit në Detin e Zi, ndërsa dyshimet janë se pas këtij akti qëndron Ukraina.

Kapiteni Artur Meçollari, tha se Ukraina mund të godasë anije ruse në ujërat ndërkombëtarë. Ai theksoi se trupat ruse ka qenë shumë të dobët në ruajtjen e personaliteteve ushtarake në front, dhe këtë e dëshmon numri i lartë i vdekjeve.

“Nëse Ukraina është në gjendje të godasë një anije ruse edhe ne Oqeanin Paqësor, pra, ujërat ndërkombëtarë janë pjesë e operacionit të luftës. Veprimet të tilla, krijojnë një front 360 gradë  të forcave ruse. Forcat ruse nuk luftojnë në një front klasik. Parimi i mbrojtjes së trupave ka qenë shumë i dobët. Janë eliminuar shumë personalitete ushtarake. Në këto kushte dobësohet morali dhe mënyra e mbrojtjes së forcave ruse”, theksoi ai.

Kolonel Dritan Demiraj, theksoi se  Rusia ka qenë “ mbështetësja me e madhe e luftës hibride, ndërsa kjo strategji sot duke se po i bie” kokës”.

“Babai dhe mamaja e luftës hibride janë rusët. Që nga 2014, Rusia ka qenë ekzekutuese e luftës hibride”, theksoi ai.

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, thotë se pritet të këtë fushata të shtuara të luftës hibride. Sipas tij, kjo strategji përdoret nga palët, që të arijnë rezultate strategjike në fushën e betejës.

“Do filloj një fushatë e tillë, goditje, që janë asimetrike ndaj kundërshtarit në mënyrë që me pak fuqi të marrë rezultate strategjike në fushën e betejës”,  theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!