Lavrov: Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, ndan të njëjtat synime themelore si politikat e Hitlerit

schedule14:50 - 24 Maj, 2023

schedule 14:50 - 24 Maj, 2023

“Pas shtytjes së fundit të zgjerimit të NATO-s qëndrojnë të njëjtat synime themelore si politikat e Hitlerit”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një takim ndërkombëtar të zyrtarëve të nivelit të lartë përgjegjës për çështjet e sigurisë në Moskë të mërkurën, shkruan Tass.

“Në thelb, zgjerimi i pamatur i NATO-s pasqyron të njëjtat synime që bazuan doktrinën hitleriane të “Drang nach Osten” , që ishte slogani nazist që justifikonte pushtimin e tokave të Evropës Qendrore dhe Lindore”, tha Lavrov.

Sipas kryediplomatit rus, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur qëllimisht shkatërrimin e arkitekturës së sigurisë evropiane, “duke u fokusuar veçanërisht në krijimin e kërcënimeve që janë të papranueshme për Rusinë”.

“Mjafton vetëm të përmendim tërheqjen e SHBA-së nga Traktati i Raketave Anti-Balistike më shumë se 20 vjet më parë, si dhe nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe nga Traktati i Qiejve të Hapur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!