Vdiq nga zjarri që ra në ndërtesën ku punonte, punëtori filmoi veten mes flakëve para se të humbte jetën

schedule09:48 - 24 Maj, 2023

schedule 09:48 - 24 Maj, 2023

Dy punëtorë në Karolinën e Veriut vdiqën tragjikisht kur ndërtesa ku ata po punonin mori flakë dhe ata u bllokuan brenda. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe ka djegur plotësisht objektin, ndërsa Zjarrfikëset, pavarësisht vështirësive kanë arritur të evakuojnë rreth 15 punëtorë.

@djbeatz313

#fyp

♬ original sound – DjBeatz313

Megjithatë, ajo që është rrëqethëse është një video e transmetuar drejtpërdrejt nga një prej dy punëtorëve që vdiqën nga zjarri. Siç ka përshkruar edhe vetë në video, zjarri i kishte rrethuar dhe nuk mund të dilnin.

Demonte Tyree Sherrill, 30 vjeç, mund të dëgjohet duke bërtitur “ndihmë, ndihmë”.

Në video ai thotë: “Jam në punë. Ndërtesa është në flakë dhe nuk mund të dal. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë.  Ndërtesa ka marrë flakë dhe unë dhe kolegu im jemi të bllokuar.”

Fatkeqësisht dy personat humbën jetën.

/abcnews.al