I dënuar për vrasje, kapet në Janinë Laert Haxhiu

schedule14:19 - 23 Maj, 2023

schedule 14:19 - 23 Maj, 2023

Policia greke këtë të martë ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit Laert Haxhiu i cili është dënuar me 18 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, është bërë e mundur kapja e Haxhiut i cili qëndronte në vendin fqinj me leje dhe dokumenta të falsifikuara.

Policia greke ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i cili kishte ndryshuar dokumentet e identifikimit, me emer Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në fusha të ndryshme, si dhe për të shkëmbyer informacion në kohë reale në lidhje me veprimtaritë kriminale ndërkufitare, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave apo grupeve kriminale që ushtrojnë këto veprimtari./abcnews.al